Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”
Ditën e djeshme, moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim, e cila ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.
Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti. Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip.” Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip”.
“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.