Mos vallë kemi një çift të ri? Gresa “mysafire” në shtratin e Andit

Pas Getinjos dhe Vivien duket se do të kemi një çift të ri në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Bëhet fjalë për Andi Artanin dhe Gresa Hotin.

Së fundmi ish-konkurrenti i Për’puthen nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë dhe ka qenë pikërisht modelja simpatike ajo e cila i ka qëndruar pranë.

Jo vetëm kaq, por mbrëmjen e djeshme ajo është shtrirë në shtratin e Andit ku nuk kanë munguar edhe disa puthje dhe përqafime.

Është akoma herët për të thënë se dyshja jenë çifti i radhës, por ndjekësit duket se i pëlqejnë Andin dhe Gresën bashkë bazuar në komentet e tyre poshtë videos ku duket dyshja së bashku në faqen zyrtare të “BBVK” në Instagram.

Më herët kujtojmë që Gresa Hoti u përfol për një romancë me reperin e njohur Stresi. Mirëpo ky i fundit hodhi poshtë çdo dyshim kur e ftoi modelen në një darkë romantike disa ditë më parë pikërisht për t’i kërkuar ndihmë të ribashkohet më ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.

“Misioni im në “Big Brother”… Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”– u shpreh Stresi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *