Stresi për vite me rradhë ka treguar se është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Sali Berishës, me dalje televizive, në protesta si dhe në rrjete sociale.
Arkimed Lushaj Aka Stresi ka zgjedhur rrjetet sociale për të përçuar mesazhin e tij tek votuesit duke vënë në pah bindjet e tij që në vegjëli.
Ai ka shkuar përtej me këtë stori i cili si duket fsheh një mesazh të nëndheshëm
Ai është demokrat i flaktë dhe së fundmi ka gjetur rastin të hedhë ca thumba për ata që ndërrojnë sipas interesave, siç thotë ai, preferencat e tyre.
Postimi i fundit i Stresit në rrjete sociale interpretohet nga publiku si një thumb për Luiz Ejllin, ish-konkurrentin e “BBV” që brenda shtëpisë shprehej mbështetës i Berishës.
Mirëpo, pas daljes, ai u shfaq duke mbështeetur kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Becin.