Mosha është thjesht një numër, futbollisti 55-vjeçar nënshkruan me skuadrën europiane

Futbolli është më shumë se një lojë apo pasion për futbollistin japonez Kazujoshi Miura.

Ndonëse datëlindja e 56 është në prag, sulmuesi nuk frikësohet nga numrat dhe ka përfituar nga merkatoja e dimrit për të gjetur një ekip të ri ku do të vijojë karrierën si futbollist. Aventura e tij në Portugali përfaqëson shtetin e gjashtë ku ai ka luajtur më herët, duke përmendur këtu Brazilin, Japoninë, Italinë, Kroacinë dhe Australinë.

Më herët, Miura është shprehur se ka ndërmend të luajë futboll deri në moshën 60-vjeçare. Ai e nisi karrierën me ekipin brazilian të Santosit në vitin 1986 dhe në vitin 2017 u bë futbollisti më i vjetër që shënonte në ligën japoneze.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *