Moska: Armë kimike kundër nesh në Zaporizhzhia

Kremlini denoncon se ushtria ukrainase ka përdorur agjentë kimikë kundër trupave ruse në rajonin e Zaporizhzhia. Ministria ruse e Mbrojtjes flet për shenja të “helmimit të rëndë” të gjetur tek ushtarët që janë shtruar në spital. Sipas raporteve nga agjencitë ruse, agjenti kimik i përdorur do të ishte “toksina botulinike e tipit B”.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bën një apel për të zhbllokuar eksportet e “ushqimit dhe plehrave ruse që nuk janë subjekt i sanksioneve”. Kjo u njoftua në një deklaratë të OKB-së, duke cituar një fjalim të mbajtur nga Guterres në Stamboll në qendrën e ngritur për të koordinuar eksportin e drithërave nga portet ukrainase, e cila filloi më 1 gusht.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *