Periudha e paraburgimit për gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich mund të zgjatet deri në tre muaj. Gershkovich është arrestuar në mars dhe akuzohet se për spiunazh.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raporton se FSB (Shërbimi i sigurisë së vendit) ka aplikuar për të zgjatur paraburgimin e tij edhe për tre muaj të tjerë.
32-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.
Akuzat janë mohuar si nga vetë gazetari, ashtu edhe nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili ka kërkuar lirimin e tij.