Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një njoftim ditën e sotme për sanksione kundër 63 zyrtarëve, gazetarëve dhe profesionistëve japonezë për përfshirje në atë që e quajti “retorikë të papranueshme” kundër Moskës.
Në këtë listë është i përfshirë edhe kryeministri japonez Fumio Kishida, ministri i jashtëm Yoshimasa Hayashi dhe ministri i mbrojtjes Nobuo Kishi, mes zyrtarëve të tjerë. Sanksionet i ndalojnë individët e synuar të hyjnë në Rusi për një kohë të pacaktuar, tha ministria.