Për Rusinë “aktet kriminale të Ukrainës kundër termocentralit bërthamor e shtyjnë botën në prag të një fatkeqësie bërthamore”
Përgjegjësia për pasojat e mundshme tragjike të sulmeve në termocentralin bërthamor ukrainas në Zaporizhzhia do të jetë mbi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin. Sipas raporteve nga Tass: “Veprimet e Uashingtonit dhe regjimit të Kievit rrezikojnë një katastrofë bërthamore”, shkruan kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus.
Lufta në Ukrainë ka mbushur ditën e 170-të. Situata në termocentralin bërthamor të Zaporhizhzhia shqetëson botën. Apeli i OKB-së “për të ndërprerë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në afërsi të uzinës” nuk po zbatohet pasi janë dëgjuar sulme të reja në zonë. Ndërkohë ka shkëmbim akuzash mes Rusisë dhe Ukrainës.
Moska tha se veprimet kriminale të Ukrainës kundër termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias e shtyjnë botën në prag të katastrofës bërthamore të krahasueshme me Çernobilin”. Ndërkohë Zelensky tha se vetëm tërheqja e plotë e rusëve do të garantonte sigurinë bërthamore për të gjithë Evropën”.