Mosliberalizimi i vizave, Lajçak vizitë tre ditore në Kosovë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojë këtë të hënë Kosovën. Mësohet se vizita e tij do të zgjassë tre dit, pra deri më 29 qershor, ku dhe do takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Fjalimi për media i Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor.  Kjo vizitë e Lajçak vjen pas Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor ku nuk pati asgjë konkrete në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *