Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raundin e radhës të negociatave në nëntor. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Takimi do të mbahet në Bruksel.
“Ata do të takohen në Bruksel dhe të vazhdojnë të diskutojnë për implementimin e marrëveshjeve të mëparshme, për hapjen e çështjeve të ndryshme dhe se si të lëvizin përpara”, deklaroi Stano.
Në këtë takim do të jenë negaciatori Serbisë Petar Petkoviç, ndërsa për Kosovën është Besnik Bislimi. Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në muajin shtator kur situata në veri të Kosovës u rëndua pas bllokimit të akseve rrugore nga banorët serb në kundërshtim me nismën e Kosovës për zëvendësimin e targave serbe kur hyjnë në territorin e Kosovës.
Dy negaciatorët, së bashku me përfaqësues të BE-së do të diskutojnë propozimet për çështjen e zëvendësimit të targave serbe. Në muajin prill, duhet që palët të kenë arritur zgjidhje konkrete.
Zëdhënësi i BE-së Stano këmbënguli se dialogu Kosovë-Serbi nuk është ndërprerë aspak, pavarësisht mosmarrëveshje mes dy shteteve.
“Jemi të përqëndruar në arritjet e rezultateve dhe zgjidhjen e problemeve me punë të madhe. Dialogu nuk ka ndaluar dhe vazhdon me angazhimi të përditshem dhe punë Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, deklaroi zëdhënësi i BE-së Peter Stano.
/Burimi: REL/