“Mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes dialogut”/ Reagimi i ambasadës britanike për protestën në selinë e PD-së

Ambasada Britanike në Tiranë bën thirrje për vetëpërmbajte në lidhje me situatën e tensionuar që po ndodh sot në selinë e PD-së. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ ambasada i ka bërë thirrje përkrahësve të PD-së që të shmangin dhunën.

“Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet në postimin e ambasadës.

Rikujtojmë se më herët reagoi edhe ambasada e SHBA-ve. Ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që të zhvillohet një protestë paqësore dhe të ndalet dhuna.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *