Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘Open’ në ‘News24’ se për Kuvendin e Shqipërisë është njollë turpi mosnjohja e rezolutës për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë.
Ai pohoi se qeveria duhet të tregojë se nuk është kukull e presidentit Aleksandër Vuçiçit.
Bushati: Thelbi është ai që po bëhej pak më parë. Është e qartë që t’i heqësh këto akuza, edhe nëse kërkon kohë. Rezoluta për Srebrenicën. Nuk do t’ia votosh se është non-grata, dhe thotë; unë do votoj një gjenocid që do të dëgjon gjenocidin serb edhe në Srebrenicë, fusni edhe votat nga Tom Doshi po të doni.
Pellumbi: Nga 95 e deri tani ka pasur qëndrime të ndryshme për atë gjenocid.
Bushati: E di sa gjenocide ka pasur Franca për gjenocidin armen. Qëndrimet kështu që flasin politikanët kalojnë, por rezoluta ngelet. Ti ke një deklaratë të Vuçic që thotë; ‘Në parlamentet tona mike do e pengojmë si Beograd këtë rezolutë’. E pranoj se këtë rezolutë e bëri për t’ju provokuar.
Ervin Bushati: Kështu e bëri dhe me Rusinë.
Bushati: Ju që t’ja zhvishni arsyen Saliut mblidheni si burra të ndershëm dhe s’keni asnjë kompleks ndaj Vuçic. Kjo që parlamenti shqiptar ka votuar për mos ta njohur gjenocidin është tmerr. Ishte njollë turpi. Ju dëgjova se thatë; do e shihni 11 korrikun. Do vij këtu në 12 korrik t’ju jap dorën. A e ka shitur apo jo Saliu naftë, po e ka shitur dhe ka thyer embargon. I ka bërë të gjitha. Vetëm tregoni se nuk jeni kukullat e Vuçiçit.