Sipas MeteoAlb, mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta deri në mesditë, kur vranësirat bëhen të dukshme në Verilindje të vendit.
Orët e pasdites vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 6°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.