Këtë javë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Pas periudhës së të nxehtit të forte nga veriu i Afrikës, priten ndryshime të dukshme në mot.
Vranësirat e mesatareve dhe të dendura do të jenë të pranishme, ndërsa kthjellimet do të shfaqen herë pas here. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët deri në mesatar dhe do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra, të cilat mund të përfshijnë gjithashtu shkarkesa elektrike dhe, lokal, breshër.
Në mesjavë, një ndryshim i rëndësishëm do të ndodhë: zona me presion të ulët do të zëvendësohet nga një zonë me presion të lartë që vjen nga Anticikloni Afrikan. Ky ndryshim do të sjellë stabilizim të motit dhe orë të plota me diell, si dhe një rritje graduale të temperaturave.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim, me shpejtësi deri në 8 m/s. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male, sidomos ditën e hënë në mesditë, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12-16 m/s, duke krijuar valëzime në det që mund të arrijnë forcën 1-3 ballë.