Ditët pranverore vijojnë njëra pas tjetrës me plot orë me diell, dhe temperatura ideale për të shijuar natyrën. Në këtë mënyrë, për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Për pjesën e parë të ditës, moti do të jetë kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare. Pas orëve të mesditës, mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – jugperëndim me intensitet 1-6m/s, e përkohësisht mesatare deri në 10m/s në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 10°C deri në 25°C
zonat e ulëta 11°C deri në 27°C
zonat bregdetare 13°C deri në 25°C