Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti ditën e diel parashikohet i kthjellët në mëngjes. Në mesditë me vranësira mesatare në male. Në juglindje vranësira të dendura në orët e nxehta të ditës. Në mesditë e pasdite vonë në relieve malore në juglindje reshje shiu.
Era veriperëndim e verilindje 1-8m/sek. Erë përkohësisht e vrullshme dhe me rrahje në brigjet detare 10-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.