Rrymat e paqëndrueshme do t’i lënë vendin gradualisht kthjellimeve.
Këtë fundjavë përgjithësisht do të ketë mot me diell e gjatë mesditës vranësira kalimtare në male. Përgjatë luginave pritet të ketë prani të mjegullinës në orët e mëngjesit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe rritje në mesditë.