Moti bën kthesën e befasishme, reshje shiu dhe breshëri do të përfshijnë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi sot se java pritet të nis me reshje dhe temperaturat do të pësojnë rënie.

Sipas shërbimeve Meteorologjike ditën e hënë, si pasojë e qarkullimit të masave më të fresketa me lagështirë, parashikohen reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave. Si rezultat, temperaturat do të pësojnë rënie.

Tashmë po i afrohemi fundit të pranverës, kështu orët e gjata të ditës sjellin temperatura në rritje. Pikërisht në këto orare duke patur dhe paqendrueshmëri në ajër krijohen kushtet të përshtatshme për reshje, shtrëngata e rrebeshe të cilat do të jenë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndimin, ndërsa valëzimi i forcës do të jetë 2 deri 4 ballë kryesisht të premten. E premtja shoqërohet edhe me rritjen e emperaturave në të gjithë vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *