Java do të nisë me mot të qendrueshëm me diell e vranësira hera-herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte, vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera-herës me intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët, e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes, pasdite situata vjen në përmirësim.
Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.