Moti/ Dita e verës vjen me vranësira, ja kur fillojnë reshjet e shiut

Dita e verës sot do të shoqërohet me reshje shiu në disa zona. Vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime, janë disa nga karakteristikat e ditës së sotme.

Reshje shiu do të ketë në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Ndërkohë në male parashikohet që të ketë dhe reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 1°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 18°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *