Moti/ Dita nis me kthjellime, gjatë pasdites rikthehen reshjet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Vranësirat do të intensifikohen gjatë pasditës duke bërë që gjatë natës të nisin reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 7°C, në zonat e ulëta nga 7ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 16°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por priten edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 0°C në 11°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *