Sipas MeteoAlb orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të shpeshta dhe shira të papërfillshëm në zonat verilindore dhe skajin Juglindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga Republika e Shqipërisë duke ri-kthyer motin e kthjellët. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C. Era do fryjë e fortë gjatë paradites por intensiteti bie pasdite me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.