Disa qytetet do të jenë të rrezikuara ditën e nesërme nga stuhia e madhe e shiut. Raportohet se reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e nesërme në intervalin kohor 17:00-18:00 duke nisur nga Shkodra e Lezha dhe më pas drejt jugut në Durrës, Kavajë, Fierit dhe Vlorës.
Reshje dhe rrufete do të zbresin dhe në zonën e bregdetit të Jonit, kryesisht në Himarë dhe Sarandë. Moti do të jetë me re dhe reshje gjatë të hënës, për të patur një përmirësim gjatë të martës dhe të mërkurë.
Javën e fundit vendi jonë është përballur me një situatë të vështirë në veri dhe jug teksa reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë, ndërsa fshatrat e Korçës, Kukësi, Tropoja dhe qytete të tjera u mbuluan nga dëbora. Reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin, por situata më pas u normalizua.
/Priza.al/