Moti i acartë ‘zgjon’ Niko Peleshin/ Ministri: Ndiqni këshillat e shtabeve të emergjencave

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar ditën e sotme rreth situatës meterologjike në vend ku ka thënë se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri lidhur me të ftohtin që pritet të përfshijë vendin në ditët në vijim.

Duke cituar shërbimin e Meteorologjisë Peleshi bën me dije se në disa zona si Bulqiza dhe Puka termometri do zbresë në -18 gradë Celsius.

Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.

Mesazhi i Peleshi

Meteorologët raportojnë se, ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri mund të të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *