Pas ditëve të nxehta në fundin e vitit 2021, janari ka kthyer ditët tipike të dimrit.
Temperaturat në zonat malore pritet të arrijnë deri në -9 gradë C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore dhe kryeqytet parashikohet të zbresin në 0 apo -1 gradë C.
Sinoptikania Lajda Porja tha se shkak për këtë ndryshim drastik të motit janë masat e ftohta polare, të cilat do sjellin ulje temperaturash edhe në Shkodër, Fier dhe Berat.
Bëhet e ditur se nuk do mungojnë vranësirat, era e ftohtë nga veri-lindja dhe lagështira. Ajo siguron se nuk do ketë reshje, por dëborë të imët në zonat e thella malore.
Piku temperaturave të ulta do jenë dita e enjte dhe e premte, ndërsa e diela sjell një përmirësim gati të pandjeshëm.
/Priza.al/