Moti i keq/ Anulohen lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari

Për shkak të motit të keq në Portin e Durrësit, janë anuluar lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari. Tragetet do të nisen në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

 

Për shkak të motit të keq, dallgëzimi në det është 6-7 ballë me drejtim nga jugu.

Ndërsa tragetet nga Bari në drejtim të Durrësit do të nisen në orarin e caktuar.

Gjithashtu janë ankoruar në port dhe nuk mund të lundrojnë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *