Vendin tonë e “pushtoi” një mot i keq me erëra shi dhe dallgë në det.
Solli dëme familje të mbyllura në shtëpi por gjithashtu solli anulimin e lundrimit të trageteve të parashikuar për në mbrëmje në drejtim të Barit dhe anasjelltas. Sipas të dhënave, shtyrja e këtyre udhëtimeve vjen dhe si pasojë e mbylljes së përkohshme të portit të Barit, pasi edhe në Itali moti ka qenë mjaft i ashpër e përmbytjet kanë lënë viktima pas.
Tragetet “Af Francesca” dhe “Rigel III” nga Durrësi dhe “GNV Azzura” e “Rigel III” nga Bari do të nisen në orën 07:00 të ditës së nesërme, pra datë 18 Shtator dhe jo në orarin e parashikuar 23:00 të mbrëmjes së sotme. Udhëtarët do të akomodohen në dhoma ku do të kalojnë natën.
Sa i përket porteve të tjera situata në portet e Sarandës dhe Shëngjinit është normale. Në Portin Vlorë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi ndalimi i lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri në një njoftim të dytë.