Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar drejtuesit e mjeteve në vend, në lidhje me akset rrugore të cilat shfaqin probleme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. ARRSH bën me dije se si pasojë e reshje ka rënie gurësh dhe inertesh në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, si dhe Elbasan-Librazhd.
Njoftimi:
Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd. Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
/Priza.al/