Trageti ‘Af Claudia’, i cili pritej të nisej drejt Ankones në Durrës ka pësuar një aksident për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bankinën e portit.
Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.
Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.