Moti i keq/ Fryhen lumenjtë Ishëm dhe Erzen, rrëshqitjet e dheut në Durrës bllokojnë rrugët

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Durrësit. Gjatë natës janë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz – Bizë të Njësisë vendore të Ishmit.

Rrëshqitjet janë vërejtur në tre sektorë të kësaj rruge, duke bërë që të ndërpritet edhe udhëtimi i nxënësve me autobusët e shkollës. Mësohet se nxënësit janë detyruar që ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë. Në këtë aks, mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.

Ndërkohë, lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por deri tani nuk janë konstatuar dalje nga shtrati, ndërsa situata vijon të monitorohet me kujdes nga instancat përkatëse.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *