Moti i keq gjatë 24 orëve të fundit/ Disa fshatra të izoluar, rënie inertesh në disa akse rrugore, uji pushton pyllin e Sodës në Vlorë!

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë gjithë natës në juglindje të vendit.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 35 cm ndërsa kalueshmëria e mjeteve mundësohet vetëm me zinxhirë,sa i përket zonave të tjera si Voskopoja apo Qafa e Qarrit kalueshmëria e mjeteve bëhet pa zinxhirë ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Reshjet me intensitet kanë qenë edhe në zonat e larta malore të Pogradecit trashësia varion nga 10 deri në 25 cm. Për pasojë janë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në Qafë Thanë por aksi nuk është i bllokuar.

Probleme ka në njësitë administrative të Velçanit dhe Dardhasit janë pa energji elektrike dëbora në këto zona arrin deri në 20 cm. Një njësinë Dardhas deri në qendër të njësisë mjetet qarkullojnë, ndërsa ndërsa në fshatrat e sipërm të saj Niçë, Osnat, Dërdushë, Stërkanjë nuk realizohet qarkullim mjetesh si pasojë e borës pra fshatrat aktualisht të izoluar. Mungesë energjie ka edhe në disa fshatra te Maliqit.

Lumi Vjosës

Niveli i lumi Vjosë ka kapur shifrën 6.60metra, pra ka rritje prej me shumë se 1 m dhe vijon të ketë , ku kuta e daljes nga shtrati është mbi 7 m. Situata pritet të përkeqësohet edhe për ngarkesën e reshjeve që zotëron jugun e vendit,Përmet,Tepelenë dhe Gjirokastër, kjo konfirmuar dhe nga IGJEUM ditën e djeshme. Ndërkohë probleme edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë.

Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati., siç duket dhe nga pamjet lumi Shushica ka rritje të nivelit duke kaluar dhe urën e Llakatundit.

Po kështu në fshatin Mesaplik të bashkisë Selenicë, është rrëzuar ura që lidh këtë fshat me zonën e lumit të Vlorës. Kjo është e vetmja mundësi kontakti e rreth 300 banorëve të këtij fshati që mbetet kështu i  izoluar. Sipas shtabit të emergjencave të prefekturës së qarkut, jemi duke monitoruar situatën.

Lumi Shushica, Vlorë

Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave te Lumit të Vlorës.

Fshati Mesaplik është i bllokuar pasi ura që lidh këtë fshat me pjesën tjetër të lumit të Vlorës ka rënë duke izoluar totalisht këtë fshat. Rreth 300 banorë kanë ngelur të izoluar.

Ndërkohë edhe në fshatin Llakatund lumi Shushica ka dalë nga shtrati duke përmbytur toka , banorët shprehen se këto prurje që kanë qenë sot nuk kanë ardhur asnjëherë.

Gjithashtu uji pushton Pyllin e Sodës në Vlorë, pemët shkulen nga rrënjët. Pylli i Sodës në Vlorë është pushtuar nga uji, ndërsa, pemët shkulen nga rrënjët. Situatë katastrofike është krijuar në këtë zonë. Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e lumit Shushica kanë krijuar probleme për banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës.

Qarku i Elbasanit

Qarku i Elbasanit ka qenë i përfshirë nga reshje shiu të shumta ku disa herë kanë qenë me intensitet të lartë dhe  në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale kemi pasur prani të inerteve e aluvioneve por që nuk kanë ndikuar në qarkullimin e mjeteve.

Akset janë: Elbasan-Qafë Thanë te kthesat e Murrashit, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Rrogozhinë në segmentin Paper –Bishqem. Në aksin  Librazhd-Steblevë ka prani dëbore 10cm deri 20 cm, kryesisht në  segmentin Klenjë- Steblevë.

Pjesa e rrugës Shirgjan Kacivel në Kacivel ka pasur bllokim të njërës anë nga rënia e një masivi dheu. Prurjet e lumenjve e të përrenjve kanë qenë deri mesatare pa sjellë probleme.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë me problematika të vogla me ndërprerje tek fidrat 6 e 7 për Njësinë administrative Rrajcë e Stravaj, Fidri 3 në njësinë administrative Orenjë e Lunik, si dhe disa kabina ne Njësinë administrative Funar.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *