Për shkak të detit të trazuar, kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.
Në njoftimin zyrtar, theksohet se situata do të përmirësohet rreth orëve të mesditës, por përsëri, kushtet do të përkeqësohen gjatë ditës.
Përjashtim nga ky njoftim bëjnë mjetet e transportit ndërkombëtar detar. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike pritet të ndodhë të premten.
Njoftimi i Kapitenerisë së Vlorës:
Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës do të jetë era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Në orët e mesditës do të kemi një përmirësim te lehte te ketyre kushteve por perseri do te perkeqesohen kushtet e detit dhe eres. Jane pezulluar te gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit me perjashtim te transpotit nderkombetar detar.Permisimi i kushteve hidrometeorologjike do te jenë diten e premte date 05.11.2021.
/Priza.al/