Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), nëpërmjet një njoftimi ka sqaruar se si është situata hidrike në vend pas reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit.
Referuar situatës hidro-meteorologjike të 24-orëve të fundit në pellgun ujëmbledhës të liqenit të Shkodrës dhe lumenjve Kir, Gjadër, Gomsiqe dhe Drin, KESH shkruan se ndodhet pranë në një situatë ekstreme të prurjeve ujore.
Sipas njoftimit sasi ujore arrin në mbi 4 mijë m3/sek, nga shkarkuesit fundor të kaskadës dhe nuk e ka kaluar në asnjë rast vlerën e 1 mijë e 300 m3/sek.
Pra nga e gjithë kjo sasi uji e ardhur në liqenet e kaskadës, 30% e kësaj sasie është shkarkuar, ndërsa pjesa tjetër është akumuluar si rezervë energjetike.Kjo, si rezultat i masave paraprake menaxhuese dhe operative që KESH ka ndërmarrë.
KESH thekson se për menaxhimin optimal të kësaj situate, prej disa ditësh i ka ndalur operimet me HEC Fierzë, duke eliminuar plotësisht prurjet hidrike nga zona e mbi Fierzës.
Ndërkohë që aktualisht thuhet se po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.