Moti i keq këtë të dielë ka sjellë probleme jo vetëm në akset rrugore të vendit, por edhe në linjat e fluturimit.
Burime për median bëjnë me dije se avioni i linjës Dortmund-Tiranë është ulur në aeroportin e Barit për shkak të motit të keq.
Mësohet se për shkak për këtë të fundit janë bërë vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut dhe erërat e forta.
Fatmirësisht ulja është kryer me sukses duke mos e agravuar më tej situatën.