Moti i keq në Portin e Durrësit, helika e tragetit geodet spirancën e tjetrit

Një incident ka ndodhur në portin e Durrësit, ku gjatë manovrave të tragetit “AF Francesca”, helika e tij ka kapur siprancën e tragetit “Rigel III”. Si pasojë helika e tragetit në hyrje që ishte disa orë me vonesë për shkak të motit të keq është dëmtuar.

Ky traget është vendosur që të kryejë sot vetëm një lundrim në kthim pasagjerë, për shkak të dëmtimit të helikës dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sipas Kapitenerisë së Portit të urrësit për situatën hidrometeorologjike në rajonin e Adriatikut, kushtet e përkeqësuara të motit kanë shkaktuar vonesa në mbërritjen, nisjen dhe proceset e bregëzimit të trageteve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *