Shqipëria gjatë orëve të fundit ndodhet nën presionin e kushteve të ftohta atmosferike, çfarë ka sjellë ulje temperaturash si dhe reshje shiu në të gjithë territorin.
Përgjatë orëve në vijim pritet të rritet intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Ndërkohë që gjatë natës në zonat malore pritet që të ketë reshje në formë dëbore.
Sakaq, moti i vranët i shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë pritet të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.