Moti i keq në vend/ Vjosa del nga shtrati, ushtria nis evakuimet e banorëve në Fier

Reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit kanë rritur së tepërmi prurjet në lumin Vjosë dhe si pasojë ka sjellë edhe daljen e saj nga shtrati.

Shtabi emergjencave të prefekturës Fier dhe Bashkia ka njoftuar banorët më pranë shtratit të Vjosës për t’u evakuuar. Në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m.

Në Ferras, Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave.

Mësohet se forcat e ushtrisë do të operojnë në terren, në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu, mësohet se me kërkesë të kreut të Shtabit të Emergjencave kanë zbarkuar në këtë zonë edhe dy varka. Në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure, që është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit.

 

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *