Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Moti i keq ka përfshirë Vlorën, ku era e fortë dhe dallgët që priten të arrijnë deri në 2 metra kanë shkaktuar shqetësime.

Për shkak të kushteve të rrezikshme, është ndaluar lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në det të hapur. Sidoqoftë, lundrimi i anijeve të udhëtarëve do të vazhdojë normalisht.

Dallgët priten të arrijnë deri në 7 ballë, dhe moti pritet të përmirësohet nesër paradite pas orës 10:00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *