Moti i keq/ OSHEE me njoftim zyrtar: Përmirësohet situata në 80% të vendit, ja vendet me problematika

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se si pasojë e motit të keq ka pasur probleme me rrjetin elektrik kryesisht në zonat rurale.
OSHEE, njofton se deri më tani janë shfaqur afro 95 defekte në zonat e thella, ku me rënia e dendur e dëborës dhe shpejtësia e erës deri në 150 km, ka shkaktuar defekte në linjat e tensionit të mesëm e të ulët.

Nga raportimi i orës 12:00 ka rezultuar se situata është përmirësuar në të gjithë vendin, në masën 80%. Problem për momentin mbetet rajoni i Dibrës, ku në disa zona dëbora arrin deri në 60 cm dhe Vlora.

Njoftimi i OSHEE:

Moti i keq, shoqeruar me reshje shiu, sturi ere dhe debore, ka sjelle pasoja ne rrjetin elektrik, sidomos gjate nates, duke u gdhire dita e sotme.
Probleme jane shfaqur ne zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatesi dhjeta km.
Afro 95 e defekteve jane shfaqur ne fshatra, zona te thella, ku me renien e debores dhe shpejtesine e eres deri ne 150 km, kane sjelle defekte ne linjat te tensionit te mesem dhe te ulet.
Nga raportimi i ores 12:00 rezulton se kemi permiresim ne te gjitha rajonet e vendit, ne masen 80% dhe rikuperim te defekteve brenda 2 oresh me normalizmin e motit.
Problem mbeten rajoni i Dibres ku ne disa zona debora arrin 60 cm dhe ne Vlore prej stuhise me ere te forte, etj.
Brigadat e OSSH ndodhen ne gatishmeri te plote prej me shume se 3 ditesh, dhe puna eshte organizuar duke perforcuar zonat e caktuara me stafe shtese dhe baze materiale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *