Moti i keq/ Pas Vlorës edhe porti i Durrësit pezullon lundrimet

Autoritetet portuale të Durrësit kanë urdhëruar që të mos lundrojnë sot mjetet e vogla të peshkimit për shkak të motit të keq që ka trazuar detin. Nga ana tjetër, dy tragete të linjës Durrës-Bari janë nisur sot në mëngjes pasi nuk kanë mundur dot mbrëmjen e djeshme për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.

Territori shqiptar do të jetë nën efektin e motit të keq për ditët e ardhshme, ku do të ketë reshje shiu, vranësira, erëra të forta, ndërsa sot u regjistrua dhe sasitë e para të dëborës në Dardhë dhe Theth.

Edhe në portin e Vlorës janë anuluar udhëtimet për shkak të motit.

Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra. Përmirësimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë  saj  për mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *