Moti i keq dhe reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë krijuar një sërë problematikash në Lezhë.
Mësohet se vërshimi i ujërave solli përmbytje në blloqet e banimit “11 janari” dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.
Niveli u ujit arriti deri në 30 cm duke bllokuar hyrjen e disa pallateve, si dhe u krijua vështirësi në lëvizje për këmbësoret dhe automjetet në këto blloqe banimi.
Situata e krijuar vuri menjëhere në levizje Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë. Punëtorët e shërbimeve ndërhynë në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim pastrimin e shpejtë të ujërave.
Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.