Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë bërë që disa lagje dhe rrugë të Durrësit të jenë nën pushtetin e ujit.
Gjithashtu, për shkak të motit te keq, me dallgë që arrijnë 6-7 ballë në gjirin e Vlorës e bën të pamundur lundrimin e anijeve të vogla. Si rrjedhojë, ndalohet dalja në det mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi, sipas kushteve aktuale meteorologjike, do të vazhdojë aktivitetin e tij. Udhëzimi i kapitenerisë vlen deri në datën 28 dhjetor, kur parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike.
Në qarkun e Gjirokastrës gjatë orëve të fundit është krijuar probleme më nivelin e ujit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Burime bëjnë me dije se për shkak të motit të keq OSHEE ka konstatuar defekte në katër fidëra te linjës 10 kV.
/Priza.al/