Moti i keq tashmë ka përfshirë vendin dhe që pritet të vijojë edhe në vazhdim, autoritetet portale të Vlorës kanë ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla për shkak të dallgëve të mëdha.
Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit. Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.
Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.
Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021.
/Priza.al/