Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka pezulluar punën e disa trageteve që bëjnë linjat drejt bregdetit shqiptar.
Mësohet se lundrimi është pezulluar për tragetet e linjës Sarandë-Korfuz, ndërkohë që anijeve të peshkimit iu është bërë thirrje që të ndalin lundrimin në det.
Ndërkohë, në Durrës është pezulluar lundrimi i peshkarexhave dhe mjeteve të tjera të vogla të lundrimit.