Moti i keq pritet të ‘sundojë’ vendin/ Ja kush qytete rrezikojnë përmbytjen

Instituti i Gjeoshkencave ka reaguar në lidhje me motin e keq që pritet të përfshijë sot vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Instituti bën me dije se në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër,  si pasojë e reshjeve të dendura pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave.

Sakaq thekson se në këto zona mund të ketë dhe përmbytje.

Postimi i plotë:

Sipas llogaritjeve të IGJEO, nesër (e hënë dt.26) në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *