Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në akset rrugore në të cilat ka pasur probleme si pasojë e motit të keq me reshje shiu.
Njoftimi:
?Reshje shiu me intensitet mesatar?️ kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh?të cilat janë pastruar menjëherë?pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve?
?Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore?️
?Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës ?
?Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit ⚠️për shkak të lagështisë në rrugë??