Moti i keq ‘pushton’ vendin, Begaj telefonon Prefekten e Shkodrës: Të ndihmohet çdo familje në rrezik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër.

Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje.

Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat RENEA, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *