Moti i keq/ Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia rrëzojnë pemët në Maliq

Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia e erës kanë krijuar probleme pasditen e sotme në zonën e Maliqit. Raportohet se në afërsi të fshatit Pendavinj, nga era e fortë u rrëzuan pemë duke bllokuar kështu rrugën.

Menjëherë pas raportimit të problemit njësitë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, bënë të mundur hapjen e rrugës nga pemët e rrëzuara që bllokonin qarkullimin. S

tuhia dhe reshjet e shiut vijuan për rreth 1 orë ndërkohë tashmë është ulur intensiteti i tyre. Momentalisht nuk raportohen probleme të tjera në zonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *