Moti i keq ka shkaktuar trazira në veri të vendit.
Ndonëse reshjet e shiut në Tropojë janë ndërprerë, dëmet e shkaktuara nga rrebeshet e një ditë më parë kanë lënë pas dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi e blegtori.
Njësitë administrative më të prekura janë: Bytyç, Bujan, Llugaj e Fierzë.
Disa ura dolën jashtë funksionit për shkak të gërryerjes së argjinaturave dhe pjesëve anësore të tyre, ndërsa toka bujqësore me te mbjella e bagëti të ngordhura janë disa nga bilancet që ka lënë pas kjo situatë e pazakontë. Banorët e këtyre fshatrave thonë se një situatë nuk mbahet mend nga brezat.
Ditën e sotme në Tropojë kanë mbërritur mjetet e batalionit te Xhenios nga forcat e armatosura dhe ato të emergjencave civile, të cilët kanë nisur menjëherë punën në terren për të rivendosur situatën në ato zona ku është më problematike.
Kryetari i Bashkisë Rexh Byberaj, thotë se të hënën mund te ketë një verifikim të saktë të dëmeve të shkaktuara nga ky mot i keq.
Situata e motit në Tropojë u përkeqësua mbrëmjen e së premtes, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të së shtunës u shkaktuan edhe dëmet në fshatrat e tre njësive administrative.