Rreth 1500 abonentë të OSHEE kanë mbetur pa energji elektrike prej dy orësh në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë, si pasojë e motit me erëra të forta dhe reshje të cilat kanë përfshirë zonën bregdetare buzë detit Adriatik.
Nga të dhënat rezulton se shkak është bërë një defekt në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e amortizimit të linjës dhe mungesës prej të paktën 50 vite të investimeve.
Disa nga fshatrat pa energji janë njësia Kryevidh, fshatrat Greth i Mesëm, Spille, Plazhi i Gjeneralit dhe dhjetëra të tjerë, për të cilët vijon të jetë një situatë e përsëritur sa herë ka reshje dhe erëra të forta.